Fillon punimet filmi i animuar “Magneti”

Prishtinë | 30 Mar 2017 | 15:23 | Nga

Filmi i animuar “Magneti” me skenar nga Mjellmë Doli, regji nga Arvan Berisha dhe producent Berat Hasani ka filluar punimet të hënën (27 mars).

Ky animacion flet për një djalosh, i cili duket se jeton në një botë bardh e zi, botë e cila nuk i pëlqen dhe do të bëjë gjithçka që t’a ndryshojë. Në dhomën e tij duket se ka gjetur qetësinë. Shtrihet në shtratin e tij dhe mendon.

Pastaj zgjohet tërheq super-makinën zvarrë nga dhoma e tij deri poshtë në dhomën e ditës ku qëndrojnë prindërit dhe motra. Përplasja dhe zhurma që e bën Magneti nëpër shkallë nuk e largon vëmendjen e prindërve dhe motrës nga pajisjet elektronike.

Në dhomë formohet një furtunë ngjyrash me përmbajtjen e tërhequr me Magnet prej pajisjeve teknologjike.

“Magneti” është i mbështetur nga Qendra Kinematografike e Kosovës në konkursin e vitit 2016 dhe pritet që të jetë gati për shfaqje në fund të këtij viti.

 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme