Tom Holland protagonist i filmit “Chaos Walking”

Prishtinë | 09 Dhj 2020 | 13:36 | Nga Ekonomia Online

Janë publikuar pamjet e para të filmit të ardhshëm të aktorit, Tom Holland, me titull “Chaos Walking”.

Ky projekt që i takon zhanrit fantastiko-shkencor dhe aksion, vjen me regji të Doug Limanit dhe skenar nga Patrick Ness dhe Christopher Ford.

I adaptuar nga trilogjia me të njëjtin emër, filmi bazohet në librin e parë të kësaj serie me titull, “The Knife of Never Letting Go by Ness”, dhe në rolet kryesore i sjell aktorët: Tom Holland, Daisy Ridley, Mads Mikkelsen, Demián Bichir, Cynthia Erivo, Nick Jonas dhe David Oyelowo.

Ngjarja zë vend në një të ardhme të largët ku Todd Hewitt, i personifikuar nga Holland e zbulon një grua misterioze, Viola, e personifikuar nga Ridley, e cila aksidentalisht përfundon në planetin e tij ku të gjitha gratë janë zhdukur, ndërsa burrat vuajnë nga një gjendje e njohur si “zhurma” që bënë që të gjitha mendimet e tyre, të vizuelizohen. Në këtë planet të rrezikshëm, jeta e Violas kërcënohet dhe Todd betohet ta mbrojë atë nga çdo rrezik. Por gjatë këtij misioni, ai detyrohet ta zbulojë fuqinë e tij të brendshme si dhe përfundon duke i zbërthyer sekretet më të errëta të planetit të tij.

Filmi “Chaos Walking” i realizuar nga studioja “Lionsgate”, planifikohet të fillojë së shfaquri nëpër kinematë e Amerikës Veriore nga 22 janari i vitit 2021.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme