Dogana e Kosovës ka bërë të ditur se sot ka pranuar njoftimin nga pala maqedonase lidhur me lejimin e trafikut komercial përmes Pikë kalimin Gllobuqicë, transmeton Ekonomia Online.
Dogana maqedonase ka kryer përgatitjet e nevojshme infrastrukturore dhe se tani ka filluar qarkullimi i mallrave komerciale në Gllobuqicë.
Sipas doganës së Kosovës puna është duke rrjedhur normalisht pa ndonjë problematikë