Fillon regjistrimi i diasporës në Hanin e Elezit

Prishtinë | 19 Kor 2016 | 09:47 | Nga

Komuna e Hanit të Elezit në bashkëpunim me Ministrinë e Diasporës ka filluar regjistrimin i diasporës dhe mërgatës të Hanit të Elezit.

Për të realizuar këtë projekt në kuadër të objektit të Komunës së Hanit të Elezit është hapur zyrë e veçantë, ndërsa Ministria e Diasporës ka angazhuar 2 regjistrues.

Pjesë e këtij regjistrimi është çdo person që ka vendbanim, apo vendqëndrim jashtë Republikës së Kosovës, që ka lindur ose ka prejardhje nga Kosova.

Procesi për regjistrimin e qytetarëve të Kosovës që jetojnë jashtë vendit, konsiderohet projekt i rëndësishëm dhe më interes të veçantë për vendin.

Regjistrimit i diasporës ka për qëllim evidentimin e numrit të saktë të pjesëtarëve të diasporës dhe mërgatës, shtrirjen e tyre gjeografike, strukturën demografike në funksion të ruajtjes së identitetit kulturor, gjuhësor dhe arsimor, si dhe zbatimin e politikave të përgjithshme në mbështetje të pjesëtarëve të diasporës dhe mërgatës.

Zyrtarët e angazhuar për regjistrimin diasporës dhe mërgatës deklarojnë së janë bërë të gjitha përgatitjet e nevojshme për realizimin e këtij procesi dhe njëherit ftojnë bashkatdhetarët e komunës së Hanit të Elezit që të ndajnë pak minuta dhe të paraqiten në këtë zyre dhe të kontribuojnë që projekti i regjistrimit të realizohet me sukses.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme