Ka filluar seanca gjyqësore nga Specialja për krerët e Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, shkruan Gazeta Sinjali.
Gjatë pjesës së parë të seancës që sapo ka nisur, Gucatit e Haradinajt do t’i kërkohet të vetëdeklarohen fajtor ose të pafajshëm në lidhje me akuzat kundër tyre të paraqitura në Aktakuzën e konfirmuar, në përputhje me rregullën 92(2)(c) të Rregullores.
Nëse i akuzuari nuk vetëdeklarohet në lidhje me fajësinë ose pafajësinë, gjykatësi i procedurës paraprake bën deklarim pafajësie në emër të të akuzuarit, në përputhje me rregullën 92(2)(f) të Rregullores.
Pjesa e dytë e seancës do të shërbejë si konferencë e parë për ecurinë e çështjes.