Sot do të fillojë me shpërndarjen e Asistencës Sociale, siç ka kërkuar Ministria e Financave dhe Transfereve për muajin maj 2020.
Posta e Kosovës përmes një njoftimi ka thënë se prej sot, më datë 22.05.2020, nga ora 11:00, do të fillojë me shpërndarjen e Asistencës Sociale, siç ka kërkuar Ministria e Financave dhe Transfereve për muajin maj 2020.
Mjetet financiare mund t’i tërhiqni si zakonisht në sportelet e Postës së Kosovës në të gjitha komunat.
“Kërkojmë mirëkuptimin tuaj që gjatë tërheqjes së mjeteve të respektoni rregullat e distancës fizike, dhe të merren masat mbrojtëse, sipas specifikave të Institutit të Shëndetit Publik të Kosovës”, thuhet në njoftimin e tyre.