Sot fillon faza e tretë e dezinsektimit hapësinor në Komunën e Prishtinës. Dezinsektimi do të bëhet çdo ditë, duke filluar nga ora 19:30 deri në orën 24:00.
Komuna e Prishtinës, përmes një njoftimi ka bërë të ditur se gjatë kohës së dezinsektimit, qytetarët duhet t’i mbajnë dritaret e mbyllura, që mos të futen insektet brenda dhe të kufizojnë daljet nëpër hapësirat ku është duke u kryer dezinsektimi – së paku për një orë.
Gjithashtu apelohet te shoqatat e bletarëve dhe Bletarët e Komunës së Prishtinës , për kujdes të shtuar gjatë kësaj periudhe.
Lagjet në të cilat bëhet dezinsektimi në Prishtinë janë:
E enjte, 7 korrik: Lagjja “Aktash”, “Muhaxher”, Parku i Qytetit, “Vellushë” (blloqet-shtëpia e pleqve), qendra e qytetit dhe qytezën “Pejton”;
E premte, 8 korrik: Lagjja “Arbëria”, “Tophane”, “Kodra e Trimave”, “Vreshtat” dhe “Kolovica”;
E shtune, 9 korrik: Lagjja “Lakrishte”, “Dardani”, “Ulpianë”, “Veternik”, “Zonën Industriale”, Lagjja “Nici” dhe Kazerma “Adem Jashari”;
E diel, 10 korrik: Lagjja “Bregu i Diellit”, Lagjia e “Spitalit” dhe “Kalabria”;
E hënë, 11 korrik: “Taslixhe”, “Velani”, “Mat”, “Sofali”, “Taukbahqe” dhe “Gërmi”;
E martë, 12 korrik: “Hajvali”, “Mramor”, “Barilevë”, “Bërnicë”, “Besi”, “Bardhosh”.