Ka filluar takimi mes kryetarit të Vetëvendosjes, Albin Kurti dhe atij të LDK-së, Isa Mustafa, raporton Ekonomia Online.
Takimin e sotëm e ka paralajmëruar Kurti të enjten.
Ai ka thënë se në këtë takim do të diskutohet për ndarjen e posteve.
Ai gjithashtu ka thënë se në takimin me Mustafën do të diskutohet për çështjet e mbetura për harmonizimin e programit për bashkëqeverisje.