Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka filluar të verifikojë 4 639 zarfeve të ardhura nga diaspora, raporton Ekonomia Online.
Verifikimi po bëhet në ministrinë e Infrastrukturës dhe Transportit (MIT). Ekipi i EO-së ka qëndruar brenda objektit të kësaj ministrie, por nuk iu është lejuar të marrin pamje.
Gjykata Supreme ka miratuar si të bazuar ankesën e Lëvizjes Vetëvendosje që të ndryshohet vendimi i Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) me të cilin ndalohej numërimi i 4 639 zarfe me vota të ardhura nga jashtë Kosovës.
PZAP-ja kishte vendosur që këto vota të mos lejoheshin për numërim për shkak se kishin arritur me vonesë në Kosovë.
LEXONI EDHE: