Filmi “Home” i More Raçës merr kritika pozitive nga Critical Movie Critics

Prishtinë | 29 Sht 2016 | 15:53 | Nga

Në këtë film luajnë: Xhejlane Tërbunja, Sunaj Raça, Kumrije Hoxha, Bekim Mulaj, Florentina Ademi, Veton Osmani, Albulena Bardhi, Mirsad Ferati, Don Raça, Gani Morina.

Filmi më i ri i regjisores More Raça, “Home”, i cili pati premierën në Raindance Film Festival, ka marrë një kritikë të fuqishme e pozitive në Critical Movie Critics.

Filmi i cili u dha premierë në një festival me renome në botë, është cilësuar si jo sentimental, por një përpjekje për të treguar pjesët e ndryshme të kryeqytetit në një histori të mirë filmike.

“Filmi mund të konsiderohet si një copë e realizmit në Kosovë, me fokus në realitetin social e ekonomik, ku nuk shfaqet asnjë mundësi ose dalje nga kriza. Për një kohë të shkurtër diçka realiste shfaqet por shpejt del se është një formë e shtypjes burokratike” shkruhet mes tjerash në këtë kritikë.

“Home” flet për fatin e Havës, një grua 35 vjeçe, së cilës pas vdekjes së babait i ndryshon edhe jeta. Vëllezërit e saj pas kësaj ngjarje vendosin që ta ndajnë pasurinë ku Hava mbetet e përjashtuar nga e drejta për të qenë edhe ajo trashëgimtare e barabartë me vëllezërit.

“Dhe kjo shtypje ndaj Havës në film paraqitet si institucioni i patriarkatit, si një cështje endemike sociale më shumë sesa një tipar individual.

Filmi ‘Home’ është i bazuar në ngjarje të vërtetë dhe paraqet konfliktin për çështje trashëgimie në mes të vëllait dhe motrës, në mes të drejtës tradicionale dhe asaj ligjore.

Në këtë film luajnë: Xhejlane Tërbunja, Sunaj Raça, Kumrije Hoxha, Bekim Mulaj, Florentina Ademi, Veton Osmani, Albulena Bardhi, Mirsad Ferati, Don Raça, Gani Morina.

“Hava është lesbike e cila takohet në mënyrë klandestine me të dashurën e saj, në rol është Florentina Ademi, e cila më pas e informon se ato nuk mund të takohen më për shkak se një njeri që nuk ka emër është kthyer. Ai mund të jetë vëllai ose baba i të dashurës, kësaj të fundit. Këtu na del edhe një grua e shtypur nga presioni shoqëror, që nuk mund ta shfaqë lehtësisht seksuali-tetin e tij pos në raste të fshehta ose kur mbikëqyrësi i saj mashkull nuk është afër saj” vazhdon kritika e Critical Movie Critics për filmin e More Raçës.

Kritika kërkon që filmi të shfaqet në një audiencë më të madhe për shkak të adresimit të problemeve të ndryshme.

 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme