Prindërit e Isaiah Gonzales nga Teksasi, kanë rrëfyer ngjarjen për djalin e tyre 15-vjeçar i cili vrau veten si pjesë e lojës së çmendur në internet. Jorge Ginzales po ecte drejt dhomës së të birit gjatë të shtunës në mëngjes dhe e gjeti atë të vdekur në dollapin e rrobave. Afër tij gjendej telefoni i tij, i cili po xhironte gjithë kohës.
Prindërit, Gonzales dhe Angela besojnë se vetëvrasja e djalit të tyre ishte pjesë e lojës “Balena Blu”, e cila po përfshin viktima nga gjithë bota dhe konsiderohet lojë shumë e rrezikshme.
Babai i viktimës së fundmi kishte lexuar një raport për këtë lojë dhe i pyeti fëmijët nëse dinin ndonjë gjë për këtë. “Bëhej fjalë për diçka djallëzore, dhe djali im nuk mund të ishte pjesë e kësaj”, tha ai.
Isaiah i tha babait të tij që kishte dëgjuar për këtë lojë por kurrë nuk do të ishte pjesë e saj.
Por, ditën e vdekjes së tij, ata gjetën fotografi, të cilat ai u kishte dërguar shokëve të tij, gjatë niveleve të “Balenës Blu”, duke e treguar se fundi i saj është vetëvrasja.
Ata e menduan këtë si shaka ndaj dhe nuk u treguan askujt.
Pas vdekjes së të birit, familja u bënë thirrje prindërve që të kenë sa më shumë kujdes me fëmijët dhe lojën e rrezikshëm që u mori jetë qindra fëmijëve.