Komuna e Shtimes në bashkëfinancim me Ministrinë e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural kanë arritur në përfundim të fazës së parë të punimeve në projektin shëtitores te “Parku i pishave”.
Në këtë fazë këto institucione kanë investuar rreth 70 mijë euro, ndërkohë në fillim të vitit të ardhshëm do të vazhdojnë edhe disa faza të tjera të punimeve.
Ky projekt sipas zyrtarëve komunal lidhet me infrastrukturën e brendshme në parkun e “pishave” të Shtimes. Punimet i ka vizituar edhe kryetari i komunës Naim Ismajli, i cili ka thënë se ky është projekti më i ri në Komunën e Shtimes i cili është në përfundim të fazës së parë.
“Deri më tashti si projekt ka ecur mjaftë mirë, ndërkohë në të ardhmen do të vazhdojnë edhe fazat tjera. Punimet kanë ecur mirë edhe falë motit të mirë që po mbretëron këto ditë. Mbetemi me shpresë që në kohë rekord të përmbyllim këtë projekt shumë atraktiv për të gjithë banorët e komunës së Shtimes”, ka thënë Ismajli.