Partitë politike parlamentare për çdo vit nga buxheti i shtetit marrin mbi 4 milionë euro. Por ky nuk është i vetmi burim i financimit të partive.
Ato financohen edhe nga donatorë të ndryshëm e marrin financa edhe nga anëtarësia e partisë, raporton Ekonomia Online.
Edhe pse kanë financim nga tri burime partitë politike nuk po i bëjnë transparente shpenzimet e tyre.
Isuf Zejna, nga Demokracia Plus në një intervistë për Ekonomia Online thotë se qe pjesë vjet partive politike nuk u është bërë auditim i raporteve financiare.
“Po hyjmë në vitin e pestë që nuk ka pasur auditim të raporteve financiare të partive politike dhe kjo është një prej problemeve kryesore për shkak se nuk e dimë ende nëse po i deklarojnë drejt financat apo jo”, thotë ai.
Sipas tij, Ligji për Financimin e Partive Politike paraqet konfliktit interesit, ngase Kuvendi ka të drejtë e përzgjedhjes së auditorit gjë që nuk e ka bërë qe pesë vjet.
Kurse Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka të drejtë e shqiptimit të gjobave. Kjo formë e kontrollit të financave të partitë politike po konsiderohet jo efektive nga Demokracia Plus.
Në këtë organizatë kanë propozim konkret se si do të duhej të rregullohet kjo çështje.
“I është përcaktuar e drejta e zgjedhjes së auditorit Kuvendit të Kosovës i cili është institucion politik, pra përbëhet direkt prej përfaqësuesve të partive politike. Vetë fakti që kemi hyrë në vitin e pestë pa zgjedh auditor për auditimin e pasqyrave financiare të partive politike tregon më së miri se sa keq kemi rregulluar formën e kontrollit të financave të partive politike”.
“Më tutje i është lënë kompetenca KQZ-së që të shqiptojë gjoba edhe ky institucion përbëhet nga përfaqësues të partive politike. Pra,KQZ dhe Kuvendi i Kosovës nuk mund të bëjnë kontrollin e financave të partive politike për shkak se përbëhen direkt nga anëtarë të partive politike dhe ata nuk kanë asnjë interesim që ta kontrollojnë vetveten. Kështu që ne kemi propozuar që ta ndërrojmë këtë strukturë dhe t`i bartim këto kompetenca te institucionet e pavarura, qofshin ato Zyra e Auditorit të Përgjithshëm, Agjencioni kundër korrupsion ose institucione të tjera, ndoshta pavarësimin e zyrës për regjistrimin e partive politike nga KQZ-ja dhe funksionimin e këtij institucioni si i pavarur”, Zenaj, raporton EO.
Të mërkurën partitë politike kanë pasur për detyrë që në KQZ të dorëzojnë raportet financiare të shpenzimeve gjatë fushatës zgjedhore, ndonëse ligji u jem afat edhe për gjashtë muaj të tjerë.
Mosdorëzimin e raporteve në KQZ, Zenaj nuk po e konsideron problem. Sipas tij problem paraqet mos transparenca e partive karshi publikut por edhe anëtarësisë së tyre.
“…nëse i shihni ueb faqet e tyre nuk kanë raporte financiare. Ne kur e kemi bërë një hulumtim ju kemi bërë kërkesa për qasje në financa ata i kanë injorua këto kërkesa, e në anën tjetër thonë që janë shumë transparent përballë publikut për faktin që i dorëzojnë në KQZ. Mirëpo vetëm dorëzimi në KQZ nuk i bënë transparente partitë politike madje është e kundërta i bënë shumë jo transparente për shkak se ato nuk i tregojnë as anëtarësisë e as publikut se prej nga po i marrin fondet dhe sa kanë harxhuar në fushat ose në një vit të caktuar zgjedhor”, shpreht anëtari i Demokracia Plus.
Problematikë tjetër sipas Zenajt, mbeten donacione nga individë nga anëtarësia dhe kompanitë private të cilat janë përfituese të kontratave në prokurim publik, raporton EO.
Ai ka dyshim këto mjete që nuk deklarohen nga partitë politike vetëm merren në formë të keshit dhe shpenzohen si të tilla pa u deklarua dhe pa u bërë pjesë e transaksioneve bankare.