Futbolli në vitin 2019 ishte përrallor në Finlandë dhe kishte për synim të arrinte kulmin në sezonin e ri 2020. Përfaqësuesja e Finlandës në nëntor të vitit të kaluar u kualifikua për herë të parë në histori në një turne të madh.
Kështu që vendi, në qershor të këtij viti, për një muaj do të ishte i obsesionuar me “Euro 2020” për shkak se Finlanda do të paraqitej, shkruan AP, transmeton KOHA. Në fakt, do të ishte një tjetër komb nordik që do të debutonte në Evropian me ngjyrat bardh e kaltër, pasi Finlanda në Evropian do të futej e frymëzuar nga Islanda që arriti në çerekfinale të “Euro 2016”.
“Ishte me të vërtetë shumë pozitive. Vendi nuk ka qenë asnjëherë aq entuziast”, tha drejtori i ligës së futbollit Timo Marjamaa për Finlandën, shtet që është kampion bote në hokej mbi akull.
Pandemia e koronavirusit ka detyruar “Euro 2020” – aty ku Finlanda ishte vendosur të luante kundër Belgjikës, Danimarkës dhe Rusisë – të shtyhet për një vit. Më datën 16 qershor, në vend që Finlanda të përgatitej të përballej me Rusinë në Shën Petersburg, tifozët finlandezë po kërkojnë të rifillojnë garat e kupës kombëtare që u pezulluan në muajin mars.