Fiorentino Perez është vjen me një deklaratë të fortë për UEFA-në.
Presidenti i UEFA-së, Aleksander Ceferin sot ka thënë se klubet që morën pjesën në themelimin e Superligës Evropiane do të dënohen.
Por, përse Ceferin po vazhdon të kërcënojë klubet kur edhe zëvendës presidenti i Superligës, Andrea Agnelli ka pranuar se projekti është ndalur përkohësisht.
Ndoshta ekziston ende frika nga UEFA se Superliga do të jetësohet si projekt, nuk i dihet, por tani Fiorentino Perez po mendon për hapat e kundërpërgjigjes ndaj tyre.
Por, sipas Corriere della Sera, lufta ligjore do të fillojë shumë shpejt.
Sipas artikullit, UEFA organizon të gjitha, ndëshkon të gjithë dhe i bën rregullat, në një mënyrë ata kanë monopolin. Por sipas gazetës italiane, nuk do të duhej të ishte kështu, shembull ekzakt është Formula 1.
Në F1, të drejtat dhe rregulloret janë të ndara ndërmjet Federatës dhe vendeve nikoqire organizuese të GP-ve, ndërsa në futboll, UEFA dhe FIFA gjithmonë kanë pasur “kontroll” të dyfishtë në klube.
Perez tani po paralajmëron pasoja ligjore së pari për klubet, por edhe për UEFA-në.