Fishkëllimi i turpshëm

Prishtinë | 13 Nën 2023 | 15:32 | Nga Gani Mehmetaj

Fishkëllima e “dardanëve” kundër himnit izraelit, nuk ishte në traditën e shqiptarëve.

Një grup mercenarësh e nisën, ndërsa turma me inercie e vazhdoi fishkëllimin më të turpshëm që ka ndodh ndonjëherë në stadiumin tonë kombëtar.

Fishkëllima e “dardanëve” në stadiumin “Fadil Vokrri”, kundër himnit kombëtar izraelit dhe kundër kujtimit të dhimbjes për pengjet që i mori Hamasi nuk ishte në traditën e shqiptarëve.

Kurrë shqiptari nuk i fyen miqtë. Lojtarët e kombëtares izraelite ishin miq në shtëpinë tonë, nuk duhej t’i pengonim që të kujtonin njerëzit e tyre dhe nuk duhej të zhurmonim himnin e tyre.

Argatët e djallit me tifozët e manipuluar u sollën serbçe, myslimançe dhe arabçe. E prenë në besë mikun, ia ngulën thikën pas shpine. Do t’i mallkojnë familjet e tyre që e hëngrën bukën e hebrenjve në Izrael, kur ikën nga terrori i Milosheviçit.

Bukëpërmbysësh, do të thoshin burrat e moçëm shqiptarë.

Të ngjashme