Fisi i “kanibalëve” që ndërtonin shtëpitë e tyre në pemë

Prishtinë | 22 Dhj 2019 | 11:19 | Nga Ekonomia Online

Bota u njoh për herë të parë me këtë fis misterioz në vitet 1970, pasi panë fotot e kapura nga një fotograf aventurier italian.

Pamjet e banorëve Korovai në Uest Papua të Indonezisë tregojnë se si pjesëtarët e këtij fisi ushqeheshin me insekte, dhe se si ndërtonin shtëpitë e tyre përmbi pemë.

Qëkur u zbuluan, u përhapën fjalë se ata ishin kanibalë që jetonin nëpër degë pemësh. Vizitorët nga perëndimi vazhdojnë të dëgjojnë histori të tilla edhe sot. Por edhe pse këta njerëz kanë jetuar vërtet përmbi degë, pak prova ka që të kenë konsumuar mish njeriu.

Vitin e shkuar, BBC bëri një dokumentar për fisin indigjen, por më vonë u mësua se shtëpitë ishin ndërtuar në pemë nga BBC për hir të dokumentarit, dhe nuk ishin vërtet të banorëve. BBC kërkoi falje për incidentin.

Kohët e fundit është mësuar, madje, se këta banorë paguheshin nga gazetarët perëndimorë që të jetonin në pemë e të rrinin lakuriq për fotot, edhe pse në fakt nuk ishte pjesë e stilit të tyre të jetës.

Megjithëse nuk jetojnë nëpër pemë, ata jetojnë vërtet në xhungël, jashtë kontaktit me botën moderne, dhe nuk kanë qasje ndaj ilaçeve. Çdo sëmundje e shërojnë me barna rrethanore, dhe në fakt e kanë të lartë vdekshmërinë./tch

Të ngjashme