KF Llapi ka gjetur fitoren e parë pas pesë ndeshjeve në Superligën e Kosovës, duke e mposhtur 2:1 KF Feronikelin në ‘Zahir Pajaziti’.
Heroi i Llapit në këtë ndeshje doli të jetë portieri italian, Nava, që priti penalltinë në minutën e 93’ të ndeshjes, për të mbajtur rezultat 2:1 në të mirë të skuadrës së Tahir Batatinës.
Ersil Ymeraj në minutën e 12’, i dha epërsinë Llapit, para se Ilir Berisha në minutën e 17’, të barazonte në 1:1.
Ishte Ersil Ymeras që shënoi edhe golin e dytë për Llapin, kur shënoi në minutën e 50’ për 2:1.