Fitore në çastet e fundit për Liverpoolin, Nunez vendimtar

Prishtinë | 02 Mar 2024 | 18:16 | Nga Ekonomia Online

Liverpooli ka regjistruar një fitore të vështirë, por tejet të rëndësishme në garën për titullin e kampionit në Premierligë.

Skuadra e drejtuar nga Jurgen Klopp triumfoi sonte në udhëtim ndaj Nottingham Forestit, në kuadër të javës së 27-të.

Takimi në “City Ground” u mbyll me rezultatin 0:1, me Liverpoolin që fitoren e mori në çastet e fundit.

Darwin Nunez (90+9′) ishte autori i golit të fitores për “Të Kuqtë”, që tani janë në seri prej katër fitoreve rresht në kampionat.

Liverpooli pas kësaj fitore ka 63 pikë dhe vazhdon të kryesojë në tabelë.

Nottignhami mbetet në kuotën e 24 pikëve dhe ndodhet në pozitën e 17-të.

Të ngjashme