Deputetja nga Lëvizja Vetëvendosje, Fitore Pacolli, ka ironizuar me dorëheqjen e Ramush Haradinajt nga posti i Kryeministrit.
Pas ftesës që kishte marrë nga Gjykata Speciale, Haradinaj tha se po jep dorëheqje për shkak se nuk dëshiron ta poshtërojë Kosovën.
Ndërsa deputetja Pacolli ka ironizuar duke thënë se edhe kur i fali tokën Malit të Zi e ka bërë për Kosovën.
“Kur e fali tokën e bëri për Kosovën e edhe kur i vodhi miliona euro nga buxheti i shtetit e kishte bërë për të mirën e Kosovës”.
Më poshtë mund ta lexoni shkrimin e plotë të saj në Facebook.