Ramabaja i alarmuar me fitoren e Trumpit: Fillon epoka e fashizmit modern

Prishtinë | 06 Nën 2024 | 13:23 | Nga Ekonomia Online

Analistin Sadri Ramabaja e ka frikësuar shumë fitoja e Donald Trump në zgjedhjet elektorale në Amerikë.

Ai e quan fitoren e tij si “Fundi i demokracisë liberale”.

Sipas tij, zgjedhja e Trump do të ketë pasoja edhe për shqiptarët. Ndaj, ai bën thirrje për krijimin e “Federatës Shqiptare”

 E po ashtu, nuk ka lënë edhe pa kërkuar rizgjedhjen e Kurtit në pozitën që është tani.

Postimi i plotë:

Fundi i demokracisë liberale.

E bashkë me këtë fund të palavdishëm, fillon epoka e fashizmit modern tok me rendin e ri botëror.

Instalimi i fashizmit gjerman përmes zgjedhjeve kishte fituar në vitin 1933, por ai do të bëhej shkas për fillimin e Luftës së Dytë Botërore.

Bota që sot futet në autostradën e pasigurisë totale.

Në Europë pason rigrupimi i aleancave të reja dhe forcimi i rolit të shtetit-komb.

Në këtë hulli hyjmë edhe ne.

Beteja për mbijetesë do të jetë shenjuesi i viteve pasuese.

Që të ruajmë integritetin territorial dhe të ardhmen si Komb, dy republikat tona duhet të marrin vendime urgjente që do të rezultonin me krijimin e Federatës Shqiptare.

Për këtë arsye zgjedhjet e 9 shkurtit 2025 marrin karakter plebishitar. Kosova duhet ta konfirmojë maturimin e saj politik duke rizgjedhur Albin Kurtin në pozicionin e tij aktual dhe duke i dhënë fuqi edhe më stabile qeverisjes për mandatin e ri.

Republika ka nevojë për lider të fortë.

Të ngjashme