Në Pensilvani të Shteteve të Bashkuara, një njeri i panjohur e ka dhuruar tiketën fituese të lotarisë, për një organizatë bamirëse.
Derisa askush nuk vë më shumë se monedha, ai ka vendosur që të dhuroi njëmijë dollarët që i fitoi pasi iu përputhën të gjithë numrat.
Zyrtarët e ‘The Salvation Army’, që me shumë vështirësi po arrijnë të mbledhin mjete monetare, janë befasuar dhe e kanë shikuar vlefshmërinë e saj.
“U desh ta vërtetonim nëse është fituese dhe a ka ende afat për të tërhequr paratë. Kjo vije në një kohë të vështirë, kur kemi arrit të mbledhim vetëm 20 mijë dollarë deri tani”, ka thënë Leslie Walter, drejtuese e organizatës.