Fëmijët festojnë dhe dhurojnë për bamirësi

Prishtinë | 20 Dhj 2019 | 19:58 | Nga Ekonomia Online

Në programin e organizuar për fundvit i cili është mbajtur në Sallën e Kuqe në Prishtinë, fëmijët e ‘LET Center’  pas programit me recitime këngë e vallëzim, kanë mbledhur edhe fonde për nevoja humanitare nga prindërit dhe familjarët e tyre.

Në përfundim të programit është bërë shitja e kartolinave dhe dekoreve të ndryshme të fundivitit të cilat janë punuar nga fëmijët e kopshtit me shumë dashuri.

Fondet e mbledhura nga shitjet janë dedikuar për programet e organizatës humanitare  ‘Aksioni për Nëna dhe Fëmijë”, i cili ka për mision uljen e shkallës së vdekshmërisë së foshnjave në Kosovë./Telegraf

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme