Fituesi i edicionit të dytë të Big Brother VIP Kosova, Lumbardh Salihu i është bashkuar Lidhjes Demokratike të Kosovës.
Këtë e bëri të ditur kryetari i kësaj partie, Lumir Abdixhiku.
“Një vit më parë, ia fitoi zemrën Kosovës si fitues i Big Brother. Tani, ai po i bashkohet familjes sonë politike për të ardhmen e vendit që e do aq shumë. Mirë se erdhe në shtëpinë e vërtetë më të madhe në Kosovë, Lumbardh”, shkroi Abdixhiku.
Abdixhiku dëgjohet teksa i thotë atij në video se “këtu s’është Big Brother”.
“Këtu kemi punë shumë më të mëdha. Shumë më serioze”, i thotë kryetari i LDK-së.