Fituesit e Çmimit Nobel për Paqe krijojnë fondin për të mbijetuarit e përdhunimeve nga lufta

Prishtinë | 01 Nën 2019 | 18:58 | Nga Ekonomia Online

Laureatët e Çmimit Nobel për Paqe, Denis Mukëege dhe Nadia Murad, e kanë lansuar një fond për të siguruar dëmshpërblime për të mbijetuarit e përdhunimeve gjatë kohës së luftës.

Fondi Global i të Mbijetuarve ka për qëllim që të ndihmojë këta persona që të shërohen nga traumat emocionale dhe fizike që i kanë përjetuar.

Kjo ndihmë mund të jetë në formën e kompensimit financiar, mbështetje për të marrë shërbimet e duhura mjekësore, ose për t’ju rikthyer shkollimit apo ndihmë për gjetjen e një shtëpie apo banese për të jetuar.

Ky fond gjithashtu do të mbështesë qeveritë për të krijuar skemat e tyre të dëmshpërblimit.

Kjo iniciativë, e cila ka nisur zyrtarisht në New York të mërkurën, pritet të mbledhë fonde nga qeveritë që duan të dhurojnë para dhe sektori privat, me qëllim të mbledhjes midis 50 milionë dhe 100 milionë dollarë deri në vitin 2022.

Të ngjashme