Partia Fjala ka dorëzuar listën e saj me kandidatë për deputetë, raporton EkonomiaOnline.
Avni Çakmaku nga kjo parti tha se bartës i listës është Gëzim Kelmendi, ndërsa lista përbën 53 kandidatë.
“Sot e shfrytëzuam të drejtën që të jemi pjesë e zgjedhjeve garojmë si parti e vetme pa koalicione për shkak se besojmë që ata që e kemi si vlerë tonën. Qëndrimi ynë që të shkojmë të vetme ka qenë e bazuar brenda kësaj çështje. Bartës i listës është Gëzim Kelmendi dhe janë 53 kandidatë”, tha Çakmaku.