Fjala: Izolimi i Kosovës, pasojë e politikës së gabuar

Prishtinë | 30 Jan 2018 | 15:00 | Nga Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Fatlum Krasniqi nga Partia Fjala tha se izolimi i Kosovës është pasojë e politikës së gabuar që po bëhet nga Institucionet e Kosovës.

“Ne FJALA shprehim shqetësimin tonë të thellë për izolimin e Republikës së Kosovës nga bashkësia ndërkombëtare. Ky izolim është pasojë e politikës së gabuar të institucioneve kryesore të vendit tonë, Presidencës, Kuvendit dhe Qeverisë. Ne mendojmë që mungesa e sundimit të ligjit, dhe shkalla e lartë e krimit të organizuar dhe korrupsionit i kanë kontribuar në masë të madhe këtij izolimi që edhe kjo qeveri si të gjitha qeveritë e deritanishme po tregohen të pafuqishme.

Këtij izolimi të Kosovës po i kontribuon edhe opozita konkretisht VV-ja dhe LDK-ja, e që kërkojmë prej tyre që të jenë zë më i fuqishëm në Kuvendin e Kosovës që si rrjedhojë kësaj qeverie po i mundësohet marrja e vendimeve kundër interesave të Republikës së Kosovës. Këto dy parti opozitare përveç që kanë mundësi që çdo iniciativë parlamentare ta rrëzojnë, kanë mundësi edhe qeverinë ta rrëzojnë dhe Kosovën nga ky izolimi ta shpëtojnë”, tha ai.

Ndërkaq Salih Kabashi tha se pasojë e Izolimit është edhe tentimi për shfuqizimin e Gjykatës Speciale.

“Pa dyshim se me Izolimin e Kosovës lidhet edhe tentimi për shfuqizimin e Gjykatës Speciale. Ashtu siç u formua Koalicioni PAN, i ashtuquajturi edhe si “Koalicioni i Natës”, ne të njëjtën mënyrë u tentua që në mesnatë, te shfuqizohet ligji për Gjykatën Speciale. Në natën e 22 dhjetorit të vitit që lamë pas, liderët e këtyre institucioneve filluan të rrënojnë partneritetin dhe miqësinë me aleatët tanë si SHBA-të dhe BE-në. Partneritet dhe miqësi kjo e ndërtuar dekada me radhë. Ky rrënim i partneritetit ishte pasojë e interesave të tyre të ngushta personale e që ndërlidhet me rolin e gjykatës speciale. Kjo gjykatë speciale u votua në vitin 2015 nga deputetët e Kuvendit të Kosovës. Po këta lider ishin ata që kërkuan me këmbëngulje që Gjykata Speciale të votohet nga deputetët e Kuvendit të Kosovës.

Ndërsa po këta lider në natën e 22 dhjetorit kërkuan që kjo gjykatë të shfuqizohet. E gjitha kjo “aventurë” e rrezikshme e tyre filloj nga supozimet se po këta lider mund të jenë ndër të akuzuarit e parë të gjykatës speciale. Kjo do të thotë se për interesa të tyre personale, këta lider janë të gatshëm të rrënojnë aleancën dhe partneritetin e fuqishëm të Kosovës me SHBA-të dhe BE-në. Po këta lider politik të Kosovës, ishin shumë të butë përballë ofendimeve që iu bën ambasadorit amerikan Greg Delawie nga ana e nënkryetarit të OVL-së së UÇK-së, Nasim Haradinaj.
Arroganca e liderëve politik të Kosovës përballë ambasadorëve të vendeve mike të Kosovës, thellon edhe më shumë izolimin e Kosovës nga bashkësia ndërkombëtare. Ne FJALA, e dënojmë fuqishëm këtë politikë të gabuar si nga ana e partive në pushtet, po ashtu edhe nga ana e partive opozitare që po rezulton me izolimin e Kosovës nga bashkësia ndërkombëtare”, tha ai.

 

Të ngjashme