Partia “Fjala”, në përvjetortin e shtatë të rënies, ka kujtuar veprën e Heroit Enver Zymberi.
“FJALA në 7-vjetorin e rënies heroike kujton dhe nderon veprën e dëshmorit Enver Zymberi që dha jetën për mbrojtjen e intergritetit të Kosovës.
Jeta dhe vepra e Enver Zymberit është shembull për të gjithë neve dhe brezat që do të vijnë pas, se si punohet dhe luftohet për mbrojtjën e atdheut, për mbrojtjën e territorit të Kosovës.
FJALA kërkon që kriminelët dhe terroristët që vranë Enver Zymberin të marrin dënimin e merituar”, thuhet në komunikatë.