Fjala më e butë që mund të thuhet për Bordin e RTK-së: I PAAFTË

Prishtinë | 03 Nën 2022 | 19:09 | Nga Fadil Hoxha

Dështon për herë të dytë konkursi per kryeredaktor të RTK-së.

Prej mbi 100 redaktorëve sa jane gjithsej në RTK, herën e parë nuk ka aplikuar asnjeri prej tyre ndersa heren e dyte kane aplikuar vetem dy.

Prej jashte RTK-se, si ne konkursin e pare ashtu edhe ne te dytin nuk ka aplikuar askush.

Bordi i RTK-së në dhjetor i mbush një vit të mandatit të tij dhe ende nuk është në gjendje t’i funksionalizojë pozitat kryesore në RTK:
zv. drejtorin gjeneral, drejtorin e TV-së dhe drejtorin e Radios.

Fjala më e butë që mund të thuhet në këtë rast për këtë Bord është: I PAAFTË.

Nëse provon të bisedosh me redaktorë rreth asaj se pse nuk aplikojnë per pozitën e kryeredaktorit, përgjigjja që do ta dëgjosh nga ta është:
– Nuk i besojmë procesit.
– Nuk duam të identifikohemi me këtë strukturë udhëheqëse.

E derisa kjo strukturë udhëheqëse e RTK-së arrin t’i funksionalizojë këto pozita, Transmetuesi Publik vazhdon që në krye te redaktorëve ta ketë një person të zgjedhur nga menaxhmentet e kaluara.

(Autori është kryetar i Sindikatës së Pavarur të RTK-së)

Të ngjashme