Këngëtarja e njohur shqiptare, Fjolla Morina, shpesh ka bërë bujë me deklaratat e saj.
Së fundmi, ajo përmes një shkrimi të publikuar në InstaStory, ka treguar se sa e vështirë është për t’u thënë e vërteta sipas saj.
“Për të thënë një gënjeshtër duhet të kesh memorie të fortë ndërsa për të thënë të vërteta duhet të kesh të pasme”, ka shkruar ajo.
Mesa duket, Morina është e indinjuar ndaj personave që vazhdimisht gënjejnë, e që janë të shumtë tashmë në shoqërinë tona.
Fjolla përndryshe është shumë aktive me projekte muzikore e koncerte të shumta, ku gjithnjë pritet mirë nga publiku, percjell periskopi. Në muajt në vazhdim, ajo pritet që të sjellë për fansat një tjetër këngë të re.