Këngëtarja ka qenë cak i hajnave, të cilët i kanë bërë dëme në shtëpinë e saj.
Adelina Berishën e konfirmoi rastin se hajnat i kanë hyrë në shtëpi.
Ajo tha se askush nga familjarët e saj nuk kanë qenë në shtëpi kur ka ndodhur vjedhja rreth orës 01:30 në rrugën “Shaip Kamberi” në kryeqytet.
Ndërsa kur u pyet se si është gjendja e saj shëndetësore pas rastit të ndodhur , këngëtarja u shpreh se është mirë.
“Mirë por nuk kemi qenë askush në shtëpi, kemi qenë në një aheng familjar”, tha Adelina, shruan lajmi.net.
Ndryshe, artistët e estradës shpesh janë cak i vjedhjeve të ndryshme nga persona të panjohur, megjithatë edhe nuk i bëjnë publike, ndërsa rasti i këngëtares, Adelina Berisha është raportuar edhe në polici.