Tomë Gashi avokati mbrojtës i ish komandantit të Shtabit të Përgjithshëm të UCK-së, Sylejman Selimi, ka bërë të ditur se ky i fundit nuk është ftuar asnjëherë për intervistë në Hagë, transmeton Ekonomia Online.
Sa i përket shëndetit të Selimit, Gashi tha se ka vite që është përkeqësuar gjendja shëndetësore e tij dhe se ai është në trajtim mjekësor nga data 5 dhjetor 2018.
Ky është postimi i plotë i avokatit Tomë Gashi:
Gjeneral Sylejman Selimi,ish Komandanti I Shtabit te Pergjithshem te UCK-se nuk eshte ftuar asnjehre nga Zyra e Prokurorit Special per tu intervistuar ne Hage.
Te gjitha kontaktet zyrtare ne forme te shkruar me Zyren e Prokurorit Special per intervistimin e tij ne Prishtine jemi duke i udhehequr une dhe avokatet Amerikane Gregor Guy Smith dhe Colleen Rohan.
Gjendja shendetsore e Gjeneral Selimit me vite te tera eshte perkeqesuar, ai gjindjet ne trajtim mjekesor ne ÇKUK ne Prishtine qe nga data 05.12.2018.
Ne ekipi I avokateve jemi duke negociuar me Zyren e Prokurorit Special per intervistimin e z.Sylejman Selimit ne Prishtine per nje date te papercaktuar kur gjendja e tij shendetesore te normalizohet.