Bekim Bajrami konsiderohet si njëri nga drejtorët më profesional në qeverisjen komunale të Lutfi Hazirit. Ngritja e aktakuzës nga ana e prokurorisë konsiderohet si punë jo profesionale e cila është realizuar nën ndikim të politikës ditore. Aktakuza është qesharake dhe e paqëndrueshme shprehet Bajrami.
Prokuroria Themelore e Gjilanit ngriti zyrtarisht aktakuzën ndaj Bekim Bajramit drejtor i Urbanizmit. Bajrami vlerësohet si njëri nga njerëzit më profesionist dhe më kompetentë në këtë fushë, i cili edhe është në pritje të mbarimit të doktoraturës për sizmologji në Shkup.
Bajrami ndjehet shumë i befasuar me aktakuzën të cilën e quan qesharake dhe skandaloze. “Vërtet është një aktakuzë, qesharake, skandaloze dhe amatoreske. Që nga fillimi prokurori i lëndës ka qenë shumë konfuz dhe në asnjë rast nuk i ka pranuar dëshmitë e mija. Kam ofruar dëshmi të shumta, por nuk e kuptonte procesin dhe shihej se ishte nën ndikimin e palës akuzues edhe kishte presion nga spektri politik” shprehet Bajrami për rajonipress.
Bajrami thotë se prokurori ka ra në grackën e akuzuesit dhe kishte frikë nga ai i cili ka bërë disa kallëzime penale shpifëse, por të paqëndrueshme. “Unë mendojë se prokurori i rastit ka bërë një punë jo profesionale dhe ishte nën ndikimin e politikës ditore. Në të njëjtën kohë unë do të kërkojë nga Këshilli Prokurorial shqyrtimin e kësaj lënde dhe stafit të saj për vlerësimin e rasteve sepse nuk guxon një prokuror të shantazhohet dhe për shkak të frikës nga akuzuesi të mos guxojë me vlerësuar lëndën, por ta dërgojë në Gjykatë. Tërë kohën kam qenë bashkëpunues dhe i kam ofruar dosje e materiale shumë profesionale, por shihej se prokurori nuk kishte përgatitje sa duhet profesionale sepse nuk i kuptonte proceset urbanistike” u shpreh Bajrami.
Bajrami tha se qysh në start të gjykimit do të kërkojë përjashtimin e prokurorit të rastit sepse nuk lejoj që dikush të luaj me dinjitetin tim profesional, ndërsa jam i hapur që të bashkëpunojë me secilin prokuror që i kupton gjërat dhe i njeh zhvillimet urbanistike shtoi Bajrami.
Ndryshe Bajrami tha se akuzat kanë ardhe vazhdimisht nga një anëtar i stafit pa asnjë përgatitje. “Vlerësoj qe çdo pune i është nënshtruar auditimit të brendshëm e të jashtëm dhe ka kaluar pa shkelje urbanistike dhe nuk ka pasur ankesa nga asnjë palë e prekur” sqaroi Bajrami.