Pas nisjes së aksionit të Gjykatës Speciale në shtëpinë e ish-kryeparlamentarit Jakup Krasniqi, ka folur gruaja e tij, Sevdije Krasniqi.
Ajo tha se që nga mëngjesi nuk ka pasur kontakt me burrin e saj.
Tutje, Krasniqi ka deklaruar se burri i saj po intervistohet pa praninë e avokatit.
“Nuk kemi të angazhuar avokat, në dhomën ku po intervistohet burri, pas shumë insistimeve nga ana jonë ka shkuar edhe djali” shton ajo për Syri.net Kosova.
Ajo ka rrëfyer se si forcat e shumta me dhunë kanë hyrë brenda shtëpisë së tyre, përkundër kërkesës që të u prezantohet një mandat për bastisje, mirë kjo kërkesë e tyre nuk është marrë parasysh.