Kryetari i komunës së Kaçanikut, Besim Ilazi i cili po qëndron në vendin ku po zhvillohet kërkimet për policët e zhdukur e ka quajtur “fatkeqësi” rastin e mbrëmshëm.
“Jemi të angazhuar me të gjitha mundësitë tona që të bëjmë kërkimin e policëve”.
“Ndërsa për faktin se pse janë ndëprerë kërkimet mbrëmë pas orës tre, mund të flasë më shumë policia”.
FSK dhe Policia e Kosovës janë duke kërkuar dy policët e zhdukur nga aksidenti që ka ndodhur mbrëmë në magjistralen Kaçanik – Hani i Elezit.