Flet nipi i Oliver Ivanoviqit: Vrasja është kryer me ndihmën e ndonjë serbi me ndikim në Kosovë

Prishtinë | 29 Mar 2022 | 18:14 | Nga Ekonomia Online

Boban Bogdanoviq, mik i kriminelit të vrarë Aleksandar Gligorijeviq – Puki, anëtar i klanit Veljko Belivukut, ka thënë për mediat serbe se politikani serb nga Kosova, Oliver Ivanoviq u vra nga Ljubomir Lainoviq nga Novi Sadi dhe se personi që urdhëroi vrasjen ishte biznesmeni kontrovers nga Kosova Zvonko Veselinoviq .

Aleksandar Ivanoviq, djali i vëllait të ndjerit Oliver Ivanoviq, ka thënë për gazetën “Danas” se për dëshmitarin e përmendur po dëgjonte për herë të parë, por se e ka dëgjuar me vëmendje intervistën e Bodanoviqit.

“Përshtypja ime është se zotëria flet në mënyrë shumë të qetë dhe të përmbajtur. Tani, nuk e di nëse ai apo ndonjë anëtar i familjes sime thotë bindshëm të vërtetën apo të pavërtetën. As nuk është puna jonë kjp. Ajo që pres është që organet e kompetente shtetërore të reagojnë me urgjencë ndaj këtyre akuzave, të hetojnë deri në detaje, sepse aty janë paraqitur shumë të dhëna të reja. Dhe për të përcaktuar besueshmërinë e gjithçka që tha ai [Bogdanoviqi]”, thekson Ivanoviq transmeton Telegrafi.

Ai shton se, për fat të keq, përvoja e tij katërvjeçare tregon se nuk do të ketë reagime adekuate nga organet kompetente shtetërore, gjegjësisht “që dikush në mënyrë shumë tendencioze, përmes dorës së organeve shtetërore, ta orientojnë në drejtimin mediatik”.

“Pastaj kjo kthehet në disa tituj tabloidësh, nga shtypi i verdhë e deri tek disa paraqitje ad hock në televizione, reality show… Dikush ka katër vjet që përpiqet ta mbajë çështjen e vrasjes së Oliverit në sferën e manipulimit mediatik, dhe shtrohet pyetja se pse bëhet kjo. Nga ana tjetër, po mundohem të theksoj përshtypjen time, e ajo është se kushdo që e ka kryer apo ka urdhëruar vrasjen, teknikisht dhe logjistikisht nuk ka mundur ta kryejë atë pa pjesëmarrjen e disa prej serbëve me ndikim dhe të fuqishëm në atë mjedis [Kosovë]”, thekson nipi i Oliver Ivanoviqit.

Ai tregon se Oliver Ivanoviq u vra në Mitrovicën Veriore, me shumicë bindëse të popullatës serbe, me një numër të madh të kamerave të sigurisë në rrugët përreth ekskluzivisht nën juridiksionin e serbëve dhe se asnjë filmim nga to nuk u shfaq kurrë.

“E kam këtë përshtypje në logjikën elementare që në momentin e parë – është e pamundur të bëhet diçka e tillë, pa mbështetjen logjistike të dikujt që mund të ndikojë në të mos shfrytëzohet dhe paraqiten xhirimet e kamerave të sigurisë në mjedisin serb. Ne të gjithë e dimë që kjo është një vrasje profesionale, sepse ata kanë lëvizur nëpër ato rrugë në ditët para vrasjes, dikush e ka përcjelluur dhe pikërisht në ditën e likuidimit e ka vrarë dhe ka ikur. Dhe ne nuk kemi asnjë filmim nga kamerat”, thekson Aleksandar Ivanoviq.

Bogdanoviq ka zbuluar për KRIK (Rrjeti i Raportimit të Krimit dhe Korrupsionit) se miku i tij ia ka lënë amanet të vërtetën për vrasjen e politikanit nga veriu i Kosovës, Oliver Ivanoviq.

“Data 7 mars e vitit 2020 do të mbetet e skalitur në kujtesën time për gjithë jetën, atë ditë ishte ndeshja e parë e raundit pranveror të ‘Tekstilac’, në të cilën isha i ftuar si mysafir nderi dhe pas lojës u ulëm me Aleksandrin dhe folëm për diçka për të cilën nuk e kisha ëndërruar se do të flisnim. Aleksandri më tregoi kush janë organizatorët, kush porositësi dhe kush është vrasësi i Oliver Ivanoviqit”, ka thënë Bogdanoviq.

Siç tha ai, Gligorijeviq i zbuloi atij se Oliver Ivanoviq u vra nga Ljubomir Lainoviq, “djali i Branislav Lainoviqit Dugi – personit dikur të ashpër nga Novi Sadi”.

“Ai e kreu atë vrasje. Njeriu që organizoi ardhjen e tij në Kosovë, i cili përgatiti logjistikën e vrasjes së Oliver Ivanoviqit, është Milan Radoiçiq. Njeriu që urdhëroi vrasjen e Oliverit është Zvonko Veselinoviq. Kështu më tha Aleksandar Gligorijeviq – Puke”, theksoi Bogdanoviq.

Gligorijeviq, siç tha ai, i ka treguar se detyra e tij ishte që t’i jepte Lainoviqit 50 mijë euro, që i kishte marrë nga Belivuk për punën që kishte kryer [vrasjen e Ivanoviqit].

“Kur ia pagoi ato para, ishin në Novi Sad, në një klub, thotë ai, ky i vogli nuhati [mori drogë] u deh dhe filloi të mburrej. Thotë: ‘E di ti pse m’i ke dhënë paratë?’ Aleksandri tha: ‘Nuk e kam idenë, e imja ishte t’i dorëzoja paratë dhe nuk t’i dhashë nuk e di.’ Më pas Lainoviqi i tha, sepse ai kishte mbaruar punë të mirë në Mitrovicë, dhe sepse ishte ai që e ‘bëri shoshë’ Oliver Ivanoviqin. I përdori ‘bukvalisht’ këto fjalë”, tha Bogdanoviç për KRIK.

I pyetur se sa e besueshme mund të jetë deklarata e Bogdanoviqit, avokati Vladimir Terziq i tha gazetës Danas se çdo dëshmi është e vlefshme, përkatësisht relevante dhe se duhet verifikuar.

Të ngjashme