Flet Smajl Latifi: I bindur në fitore, tregon nëse do të ketë koalicion
Kryetari aktual i komunës së Rahovecit dhe njëherit kandidati i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës në Rahovec, Smajl Latifi është shprehur i bindur që në raundin e dytë do të marrë edhe një mandat për të qeverisur me këtë komunë për katër vitet e ardhshme.Latifi me 17 tetor ka dal i pari e që ka arritur të siguroi 47.23 për qind apo 9 mijë 925 vota.Kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje Visar Korenica është i dyti me 24.78 përind apo 5 mijë e 206 vota.
Smail Latifi i kontaktuar nga Gazeta Blic ka thënë se ende nuk ka asgjë zyrtare sa i përket koalicioneve të mundshme me subjektet tjera në Rahovec, por që ka thënë se bazuar në disponimin e qytetarëve rahovecas, ai do të dal fitues në raundin e dytë.
” Jo nuk ka asgjë konkrete, ne jemi duke i falënderuar qytetarët e Rahovecit. Njerëzit në terren kanë një disponim të mirë që të votohem. Zyrtarisht nuk kemi folur me asnjërën nga partitë e tjera. Do të kapërcejmë edhe këtë sepse ka një disponim shumë të mirë…”, ka thënë ai për Gazeta Blic.Në rast se mund të ketë ndonjë marrëveshje në Rahovec, atëherë i bie që Smail Latifi këtë mund të bëjë me kandidatin e Lidhjes Demokratike të Kosovës Burim Krasniqin i cili ka marrë 3 mijë e 326 vota ose 15.83 për qind.
Opsion tjetër për Latifin mund të jetë edhe kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës në këtë komunë Bejtullah Aliu i cili me 17 tetor doli i katërti me 2 mijë e 386 vota ose 11.36 për qind.