Flet vajza e Remzije Mustafës, falënderon qytetarët për ndihmën

Prishtinë | 15 Nën 2019 | 14:48 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Para 8 ditësh u raportua se një grua 59-vjeçare me emrin Remzije Mustafa ka humbur.

Policia e Kosovës dhe shumë qytetarë gjatë këtyre ditëve kanë qenë të angazhuar për gjetjen e zonjës Mustafa.

Kurse Policia e Kosovës ka bërë të ditur se Remzije Mustafa është gjetur mbrëmë e gjallë, në rrugën “Sali Nivica” në Prishtinë.

Vajza e Remzijes, Anita Ferati tha se është shumë e lumtur që nëna e saj është gjallë dhe mirë, kurse ka falënderuar ish-pjesëtarin e UÇK-së që ofroi ndihmën e tij për ta kërkuar të ëmën e saj.

“Dua të falënderoj të gjithë qytetarët e Prishtinës dhe Kosovës, shokët, shoqet dhe të gjithë rininë që na kanë ndihmua në gjetjen e mamit tem. Gjithashtu falënderoj edhe Ridvan Tahirin i cili ka shpreh vullnetin me ardhë në Prishtinë për me na ndihmu në gjetjen e nënës tonë.”, ka thënë ajo.

Remzije Mustafa u shpall e humbur ditë më parë në Policinë e Kosovës, ku dhjetëra qytetarë dolën vullnetarë për të ndihmuar në kërkimin e saj.

Të ngjashme