Flet vëllai i 43-vjecarit të vdekur në Itali: Nuk ishte në punë aty shkoi për vizitë

Prishtinë | 26 Shk 2024 | 15:13 | Nga Ekonomia Online

Kujtim Bytyqi, vëllai i Bashkim Bytyqit, kosovarit që ka vdekur në vendin e punës në Itali, ka folur rreth asaj se si ka ndodhur ngjarja që të humb njërin prej familjarëve të tij.

Ai, në Kosova Today në Klan Kosova, ka theksuar se nuk kanë shumë detaje se si ka ardhur deri te momenti kur vëllai i tij vdiq, por bëri të ditur se ai nuk ishte në punë dhe se në atë zonë ku punonin kolegët e tij kishte shkuar t’i vizitonte.

“Ai nuk ka qenë mirë me shëndet, e ka pasë një aksident, ka qenë në pushim gjashtë muaj, ai ka shkuar në vend të ngjarjes me shiku punën aty, fatkeqësisht është rrëzuar aty, më shumë nuk dimë asgjë, askush nuk e di si ka rënë aty”.

“Daja na ka treguar se ka ndërruar jetë Bashkimi, por askush nuk e di se si ka rënë, ai ka shkuar aty për vizitë, kaq dimë. Ndihma e shpejtë ka reaguar menjëherë, policia kanë shkuar menjëherë”, ka thënë Bytyqi.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme