Ministrja e deritanishme e Drejtësisë, Dhurata Hoxha, tha se ende janë një pritje të një përgjigjeje nga INTERPOL-i për kërkesën e kësaj ministrie për heqjen nga lista të fletëarresteve për ish-pjesëtarët e UÇK-së, raporton Ekonomia Online.
Ajo tha se duke mos qenë anëtare e INTERPOL-it, një proces i tillë është më i vështirë, mirëpo në bashkëpunim me shtete partnere që janë anëtare në Interpol janë duke u munduar që kjo të bëhet sa më shpejtë.
“Po është e vërtetë i kemi dorëzuar një kërkesë, letër zyrtare INTERPOL-it për pastrimin e listave me fletë arreste ndërkombëtare që janë të lëshuara nga Serbia për krime të kryera kinse në territorin e Kosovës”.
“Siç e dini, INTERPOL-i është një organizatë burokratike dhe ende jemi në bashkëbisedim, kemi qenë në bashkëbisedim të një përgjigjeje konkrete dhe të një rezultati në lidhje me këtë. Kuptohet që edhe pozita e Kosovës, pra duke mos qenë anëtare e Interpolit, e vështirëson këtë procesin e pastrimit të listave. Mirëpo me shtete partnere jemi ngushtë duke që kjo të bëhet sa më parë”.
Këto komente Hoxha i bëri pasi i dorëzoi detyrën e ministrit të Drejtësisë Abelard Tahirit.
Sipas raportimeve në medie janë 157 ish- pjesëtarët të UÇK-së që kërkohen nga INTERPOL-i me fletëarreste të Serbisë nën pretendimet se kanë kryer krime në lufte, raporton EO.