Trajneri i Barcelonës, Hansi Flick, ka thënë se nuk është befasuar nga starti i fuqishëm i skuadrës në sezonin e ri, duke ia atribuar paraqitjet e mira punës dhe cilësisë së treguar në stërvitje.
“Jo, kjo ka të bëjë me cilësinë në stërvitje. Luajtëm një ndeshje fantastike, e kontrolluam lojën, krijuam hapësira dhe shënuam. Por nuk ishte perfekte, gjithmonë ka gjëra që mund t’i përmirësojmë”, deklaroi Flick.
Barcelona ka shkëlqyer në fazën ofensive, edhe pse vazhdon të luajë pa një sulmues klasik. Flick pranoi se klubi ende e sheh si të nevojshëm një “numër 9”, por beson se skuadra ka alternativa të mjaftueshme në sulm.
“Mendimi ynë nuk ka ndryshuar. Na duhet një numër 9 i vërtetë, por kemi shumë cilësi në repartin ofensiv”, tha ai.
Flick foli edhe për Lamine Yamal, i cili kishte stërvitur veçmas një ditë para ndeshjes, por më pas e nisi sfidën ndaj Valencias nga minuta e parë dhe shënoi dy gola në fitoren 5-0.
“Ai më tha se ishte mirë dhe se dëshironte të luante. Ai është shumë i lidhur me skuadrën dhe kjo është shumë e mirë”, u shpreh trajneri gjerman.
Flick theksoi në fund se, pavarësisht suksesit, Barcelona duhet të vazhdojë të punojë me të njëjtën uri për arritjen e objektivave të sezonit.