Florian Marku do të përballet me kampionin britanik, Chris Jenkins

Prishtinë | 22 Shk 2022 | 18:56 | Nga Ekonomia Online

Boksieri i njohur shqiptar Florian Marku ka njoftuar se lufta e tij e ardhshme do të jetë ndaj kampionit britanik, Chris Jenkins, më 2 prill.

Këtë e ka bërë të ditur Marku përmes një postimi në Facebook.

“Jam i lumtur që do të kem luftën time të parë të vitit. Do të jetë fillimi i gjërave shumë të mëdha. Më pëlqen të luftoj, kështu që mezi pres të argëtoj tifozët e mrekullueshëm të Newcastle dhe t’u tregoj atyre markën time të luftimeve. Chris Jenkins është një kundërshtar i mirë që ka fituar rripat e kampionatit në Britani. Ky është një vit i rëndësishëm për mua dhe po kërkoj të bëj një deklaratë të madhe në Utilita Arena dhe të vendos pjesën tjetër të divizionit welterweight në gatishmëri”, ka shkruar Marku.

Kjo njëherësh do të jetë përballja e parë e Florian Markut në vitin 2022.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme