Guvernatori, Rick Scott, republikani dhe aleati i madh i lobit të kompanive te armëve, e ka prezantuar ankesën.
Ligji i ri rritë pragun e moshës për mundësinë e blerjes së një arme në Floridë, por gjithashtu lejojnë trajnimin dhe armatimin e stafit të shkollës.
Por, nuk përjashton armët gjysmautomatike, të tilla çfare u përdor edhe në masakrën e 14 shkurtit në Parlkand.
Megjithatë ligji kërkon tash që të ketë një periudhë pritje pas blerjes së armës për tri ditë dhe përjashton një pajisje që u mundëson armëve gjysmë-automatike të ngarkojnë më shumë plumba në karikatorë dhe të shtijën me shpejtësi më të madhe.
NRA-ja e ka proceduar patinë e saj të premten, vetëm një orë pasi u nënshkrua ligji.
Ankesa thotë se ligji bie ndesh me amendamentin e dytë të Kushtetutës Amerikane, për të drejtën e posedimit të armës.