Florida kalon ligjin e ri për kontrollin e armëve, NRA-ja paditë shtetin

Prishtinë | 10 Mar 2018 | 09:34 | Nga
Shoqata Nacionale e Armëve ka paditur shtetin e Floridës pasi është kaluar një ligj për kontrollin mbi armët pas rastit tragjik të të shtënave me armë në një shkollë ku mbetën të vdekur 17 persona, njofton BBC.

Guvernatori, Rick Scott, republikani dhe aleati i madh i lobit të kompanive te armëve, e ka prezantuar ankesën.

Ligji i ri rritë pragun e moshës për mundësinë e blerjes së një arme në Floridë, por gjithashtu lejojnë trajnimin dhe armatimin e stafit të shkollës.

Por, nuk përjashton armët gjysmautomatike, të tilla çfare u përdor edhe në masakrën e 14 shkurtit në Parlkand.

Megjithatë ligji kërkon tash që të ketë një periudhë pritje pas blerjes së armës për tri ditë dhe përjashton një pajisje që u mundëson armëve gjysmë-automatike të ngarkojnë më shumë plumba në karikatorë dhe të shtijën me shpejtësi më të madhe.

NRA-ja e ka proceduar patinë e saj të premten, vetëm një orë pasi u nënshkrua ligji.

Ankesa thotë se ligji bie ndesh me amendamentin e dytë të Kushtetutës Amerikane, për të drejtën e posedimit të armës.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme