Ish-deputeti i VV-së, Florin Krasniqi, gjatë një interviste televizive në T7, ka folur mbi raportet e tij me kryetarin e VV-së, Albin Kurti.
Krasniqi, që ishte pjesë e Lëvizjes Vetëvendosje, ka dhënë detaje për një takim mes tij dhe Albin Kurtit me biznesmenët e mirënjohur nga familja Devolli.
Ai ka thënë se ka qenë prezent në një takim me dy vëllezërit Devolli gjatë vitit 2011, ku sipas tij Albin Kurti ka kërkuar mbështetje financiare nga ta. Madje, sipas tij, shuma që kishte kërkuar Kurti nga biznesmenët e njohur ishte 20.000 euro, 10.000 nga të cilat Krasniqi thotë se Kurtit i erdhën në tavolinë gjatë takimit.
“Albini ka ardh në restorant temin dhe jemi ulë me të dhe me vllaun tim. Ai kërkoi me i thirr Devollët me na ndihmu. Blerimi tha sa, Kurti i tha 20 mijë. Kur janë ba gjysmë ore ka ardh financieri i Devollëve dhe ia ka sjellë 10 mijë euro. Tjerat i tha pas disa jave”, tha Krasniqi.
Krasniqi tregon momentin si ambasadori Walker e kapi për fyti zëvendësshefin e UNMIK’ut Steven Schook
Ish-deputeti i Vetëvendosjes, Florin Krasniqi, i ftuar në emisionin Pressing të T7, ka treguar se ish ambasadori amerikan William Walker e ka kapur për fyti zëvendëshsefin e UNMIK’ut, Steven Schook, derisa Krasniqi kishte qenë prezent.
“Steven Schookut, Ambasadori amerikan William Walker ia ka ngjitur per fyti”, ka thënë Krasniqi.
“Kemi shkuar ta pyesim per rregullat e ndërhyrjes, edhe Steven Schook i ka thënë Walkerit: ‘Kush je ti të më pyesësh për rregullat e ndërhyrjes’, ndërsa Walkeri i ka thënë: ‘Unë jam ambasadori amerikan William Ëalker i këtij vendi dhe duhet t’i sqarojmë rregullat”, është shprehur Krasniqi.
Krasniqi tha se në ato momente situata ishte paksa e tensionuar dhe dihej se shumë njerëz duhej shkuar në burg.
“Kjo ishte një betejë e dy amerikanëve dhe Schook e dinte se kur dalin rregullat e ndërhyrjes nga rendi, shumë njerëz duhet të shkojnë në burg”, shtoi Krasniqi.