Fluidi: Ambalazhet e “Jaffa Champions” u keqpërdorën nga një kompani sllovake

Prishtinë | 18 Nën 2019 | 18:43 | Nga Ekonomia Online

Kompania “Fluidi” ka sqaruar për opinion se ambalazhet e produkteve të saj janë keqpërdorur nga një kompani sllovake.

Reagimi vjen pasi nëpër rrjetet sociale dhe disa portale është publikuar një video ku shihet dogana hungareze e cila kap një ngarkesë me kontrabandë, e maskuar me produkte të “Jaffa Champions”.

“Fluidi”, nëpërmes një shkrese dërguar medieve nga përfaqësuesi i saj ligjor, thotë se nuk të bëj fare me këtë rast. Kjo kompani thotë se po shikon mundësitë që të ngrejë padi për dëmtimin e emrit të saj.

“Kompania Sllovake “Promax Stav”s.r.o nga Republika e Sllovakisë, përkatësisht nga qyteti i Bratisllavës ka blerë produkte dy litërshe Jaffa Champion në Republikën e Maqedonisë me ç’rast të njëjtët më pastaj i ka zbrazur po në këtë shtet duke i mbushur me produkte duhani dhe rëre (duke i dhënë peshën e njëjtë që kanë pasur lëngjet në fillim) me qëllim të kontrabandimit të produkteve të duhanit në shtet e Evropës. I njëjti më pastaj është kapur nga autoritetet Hungareze në hyrje të kufirit të atij shteti”, thuhet në reagim.

Më poshtë gjeni reagimin e plotë të kompanisë “Fluidi”:

Të ngjashme