Fluks në qendrat e vaksinimit, holandezët vaksinohen në Gjermani kundër Covid-19

Prishtinë | 29 Dhj 2021 | 15:38 | Nga Ekonomia Online

Fluks në qendrat e vaksinimit, holandezët vaksinohen në Gjermani kundër Covid-19

Për të marrë sa më shpejt vaksinën kundër Covid janë të shumtë holandezët që zgjedhin Gjermaninë. Mjafton një pasaportë dhe një formular me të dhënat personale, edhe pse autoritetet shëndetësore holandeze nuk e këshillojnë vaksinimin jashtë vendit.

Në vendet e ulëta të marrësh një dozë vaksine kundër Covid, brenda një kohe të shkurtër mund të jetë e vështirë për shkak të kërkesave të shumta. Janë të shumtë ata që vendosin të shkojnë në një qendër vaksinimi gjerman në qytetet pranë kufirit.

Në të vërtetë autoritetet shëndetësore holandeze, për momentin nuk e këshillojnë vaksinimin jashtë vendit pasi mund të shkaktojë vështirësi në njohjen e këtyre dozave në vendlindje.

Por është menduar një zgjidhje. Në momentin që situata do të jetë më e qetë të gjitha certifikatat e vaksinimit do të pranohen. Aktualisht po përfitojnë të gjithë ata që kanë planifikuar pushime dimërore në dëborë në Austri, pa u detyruar të karantinohen.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme