Ekonomia botërore është në atë që shefja e ekonomistëve të Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN) e cilëson si moment delikat, nuk parashikohet një recesion botëror dhe se ka shumë rreziqe negative.
FMN ka publikuar raportin e vlerësimit të saj të rregullt për zhvillimin ekonomik botëror që parashikon një rritje botërore të ekonomisë në nivelin 3.3 për qind këtë vit dhe 3.6 për qind në vitin e ardhshëm dhe projeksioni në fakt vjen me ulje nga sa ishte parashikimi i muajit janar me 3.5 për qind.

Fondi pret një performancë më të dobët në Amerikën Latine, Lindjen e Mesme dhe Afrikën e Veriut. Për Kinën ka rishikime të vogla, me rritje këtë vit por me dobësim vitin tjetër. Për Eurozonën parashikohet një rikthim i pjesshëm, ndërsa për SHBA-të parashikohet që të kenë një ngadalësim të rritjes.
Rreziqet për ekonominë botërore në fakt janë të njohura. E para që përmendet është mundësia që tensionet tregtare botërore të rriten përsëri e të përhapen edhe në fusha të tjera. Rreziqe janë gjithashtu zhvillimet e BREXIT, sidomos një dalje pa marrëveshje që do të ishte edhe më e kushtueshme. Rrezik tjetër është edhe mundësia e përkeqësimit të tregjeve financiare duke çuar në rritje të kostos së huamarrjes.