FMN-ja parashikon tkurrje të mëdha ekonomike për Malin e Zi dhe Shqipërinë

Prishtinë | 20 Tet 2020 | 09:57 | Nga Ekonomia Online

Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN) ka parashikuar se Mali i Zi dhe Shqipëria do të pësojnë tkurrjen më të madhe ekonomike nga pandemia e COVID-19 në rajon.

Në të dhënat e publikuara nga FMN, parashikohet që të ardhurat për frymë të shqiptarëve në vitin 2020 të ulen me 425 dollarë, ose me gati 8% në krahasim me vitin e mëparshëm.

Në total, vendi pritet të humbasë 1.24 miliardë dollarë këtë vit, shumë që është sa 8% e të ardhurave vjetore në 2019-n. Ndikimin kryesor në këtë rënie e ka turizmi, që në kushtet e pandemisë është kufizuar ndjeshëm.

Ndërkohë, rënia do të jetë edhe më e madhe në Malin e Zi, ku të ardhurat për frymë parashikohet të bien me 892 USD për frymë.

Në Maqedoninë e Veriut humbja do të jetë minimale (90 dollarë më pak) dhe për boshnjakët arrin në -253 dollarë për frymë më pak.

Për shtetasit e Kosovës, humbja është -287 dollarë për frymë, me një rënie prej 6.5%.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme