Shefja e Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN), Christine Lagarde, në deklaratën pas përfundimit të samitit të udhëheqësve të G20-së që u mbajt në Bueno Aires të Argjentinës, tha se rritja e ekonomisë botërore ishte e ngadaltë dhe e çekuilibruar prandaj bashkëpunimi mes vendeve anëtare të 20 ekonomive më të mëdha në botë është shumë i rëndësishëm.
Lagarde shtoi se ekonomitë e reja përballen me presionin dhe efektin negativ të shkallëzimit tensionit tregtar, të cilat kanë shtuar riskun e uljes ekonomike, përcjell Telegrafi.
Sipas saj, përfshirja i politikave të duhura është shumë i rëndësishëm për çdo ekonomi, ekonominë botërore dhe popullin e çdo vendi, duke shtuar se përmirësimi i gjendjes së tensionuar tregtare, heqja e barrierave tarifore të kohëve të fundit dhe përmirësimi i sistemit të tregtisë shumëpalëshe janë prioritetet kryesore.
Në fund, ajo përshëndeti përpjekjet e G20-së për forcimin e rrjetit të sigurisë së financave botërore dhe për sigurimin e fondeve të mjaftueshme të FMN-së.